E fundit përditësuar: Gusht 2025
Te De Luna Clinic, privatësia dhe siguria e të dhënave tuaja personale janë prioritet i yni. Kjo politikë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim dhe mbrojmë informacionin tuaj kur përdorni faqen tonë të internetit dhe shërbimet tona.
1. Të dhënat që mbledhim
Kur na kontaktoni apo rezervoni një takim, ne mund të mbledhim të dhëna të tilla si:
2. Përdorimi i të dhënave
Të dhënat tuaja përdoren për qëllimet e mëposhtme:
Për të rezervuar takimin tuaj në klinikë
Për të komunikuar me ju në lidhje me vizitën
Për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë
Për të dërguar njoftime nëse keni dhënë pëlqim paraprak
3. Ndaria e të dhënave
Ne nuk i shesim apo i japim të dhënat tuaja palëve të treta për qëllime marketingu. Të dhënat tuaja mund të ndahen vetëm me ofrues të autorizuar teknologjie (si platforma rezervimi, email marketing, etj.), gjithmonë në përputhje me ligjin.
4. Siguria e të dhënave
Përdorim masa sigurie të standardit të lartë për të mbrojtur të dhënat tuaja nga aksesi i paautorizuar, humbja apo modifikimi.
5. Të drejtat tuaja
Sipas legjislacionit shqiptar dhe GDPR në rast të të dhënave të shtetasve të BE-së, ju keni të drejtë:
Të kërkoni akses në të dhënat tuaja
Të kërkoni korrigjim apo fshirje të tyre
Të kundërshtoni përpunimin
Të ankoheni në Autoritetin për Mbrojtjen e të Dhënave
6. Kontakti
Për çdo pyetje mbi këtë politikë ose mbi mënyrën si i trajtojmë të dhënat, na kontaktoni në:
lunagroupalbania@gmail.com
+355 69 787 0359