Pediatri

Pediatri - De luna Clinic

Në De Luna Clinic, pediatria është shumë më tepër se një shërbim mjekësor .
është një përkushtim i thellë ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe një partneritet i ngushtë me prindërit për çdo hap të rritjes dhe zhvillimit.

Fëmijët kanë nevoja unike dhe delikate. Ekipi ynë i mjekëve pediatër ofron kujdes të specializuar për çdo fazë të jetës së një fëmije – që nga foshnjëria, fëmijëria e hershme, deri në adoleshencë. Vizitat përfshijnë kontroll rutinë, ndjekje të zhvillimit fizik dhe psikomotor, vaksinim sipas kalendarit kombëtar dhe trajtimin e sëmundjeve të zakonshme pediatrike si infeksionet respiratore, alergjitë, problemet gastrointestinale apo çrregullimet e gjumit.

Krijojmë një ambient miqësor, të sigurt dhe të ngrohtë ku fëmijët ndihen rehat, ndërsa prindërit marrin informacionin dhe mbështetjen që u nevojitet për të marrë vendime të informuara mbi shëndetin e fëmijëve të tyre.

Rezervo Takim !