Trajtojmë infeksionet urinare, gurët në veshka, çrregullimet e ekuilibrit elektrolitik dhe të lëngjeve, hipertensionin sekondar dhe sëmundjet kronike të veshkave. Monitorimi i rregullt dhe ndjekja e kujdesshme ndihmon në ngadalësimin ose ndalimin e progresit të sëmundjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Mjekët tanë nefrologë bashkëpunojnë ngushtë me laboratorin e brendshëm për analiza të hollësishme, si dhe me mjekët e familjes për një trajtim sa më të koordinuar dhe efektiv.